Vjosa Osmani dhe Thom Tillis, Foto: Vjosa Osmani/Fecbook

Osmani në Washington, takohet me senatorin Tillis e flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është në Washington D.C. për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas këtyre takimeve ajo ka thënë se do të vazhdojë për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të vjetor të “United States Naval War College”.

Osmani tregoi se është takuar me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin tha se diskutuan për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e në Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.

“Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim” – u shpreh presidentja më 12.12.2024.

Ajo shtoi se SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar, për t’i ruajtur dhe avancuar paqen e sigurinë në Kosovë.