Osmani në takimin me Fajon: Serbia po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin me zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon ka thënë se Serbia po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun.

Në komunikatën për media të Presidencës, thuhet se në  këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes dy shteteve dhe zhvillimet në veri të Kosovës.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova mbetet palë konstruktive, por Serbia me obstruksionet e saj dhe duke përdorur bandat kriminale në veri të vendit po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun”- thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidencës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se  Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është e përkushtuar për paqe e stabilitet dhe se synim parësor mbetet integrimi euroatlantik i vendit.

Ministrja e jashtme sllovene Fajon pritet nga presidentja Osmani