Osmani në takim me tre ambasadorë evropianë, flitet për vizat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve me ambasadorë evropianë, ka takuar ambasadorët e Norvegjisë, Greqisë dhe Luksemburgut.

Sipas njoftimit të Presidences, Osmani në takim ka theksuar se Kosova është vendi më proevropian dhe se populli i sa i ndan të njëjta vlera me popujt e tjerë evropianë.

Në këtë kontekst, thuhet se ka potencuar se Kosova i ka plotësuar të gjithë kriteret për liberalizim vizash, ndaj sipas saj, duhet zbatuar rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave.

Sipas Presidentes Osmani liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbetet peng i teknikaliteteve të reja dhe se vendimmarrja politike duhet të ndodhë gjatë Presidencës Çeke, ndërkaq hyrja në fuqi sipas praktikave paraprake.

“Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorët rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me të cilën gjë qytetarëve të Kosovës u mundësohet fuqizimi i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimin e ligjit”- thuhet