Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Foto: Facebook

Osmani në takim me Gjukanoviqin, kërkon mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviq që Mali i Zi ta mbështesë Kosovën në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Sot kam kërkuar mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera. Mali i Zi është një shembull i shkëlqyer sesi anëtarësimi në NATO ka shërbyer për forcim të stabilitetit në rajon”, tha Osmani.

Osmani tha se dy vendet kanë vizion të qartë për të ardhmen e tyre atlantike duke theksuar se janë dakorduar për forcim të bashkëpunimit.

“Qytetarët tanë kanë kaluar historikisht pushimet verore në plazhet në bregdetin malazez, por edhe kontributin për qytetarët e Kosovës në viteve 99. Kosova dhe Mali i zi ndajnë në vizion të qartë për të ardhmen atlantike, ram dakord që ta forcojmë bashkëpunimin tonë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajonin tonë” , shtoi Osmani.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.