
Osmani në SHBA: Me Administratën e Trumpit synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington, më 07.02.2025, ka njoftuar se është takuar me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Brian Mast.
Ajo ka thënë se me Administratën e presidentit Trump synon thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme – përfshirë mbrojtjen e investimet strategjike.
“Dje në takim me Brian Mast, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara – një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri. Me Administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme – përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.” – ka thënë ajo.
Ndërsa, ka thënë se mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin e Kosovës.
Gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me ndihmëssekretarin e shtetit për Çështjet Europiane dhe Eroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis Bono.
Në njoftimin e Presidencës, të lëshuar sot, më 05.02.2025, është bërë e ditur se takimi është fokusuar në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përputhje me objektivat e Administratës së presidentit Donald Trump, si dhe në avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe ekonomi.