Osmani: Në krye të ShBA-së prej sot është miku i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të ShBA-së, Joe Biden, duke thënë se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur.

Osmani ka shkruar se në krye të shtetit aleat prej sot është miku i Kosovës.

“Në cilësinë e u.d. Presidentes,  i uroj mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin. Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale”, ka shkruar u.d e presidentes.

Joe Biden sot ka bërë betimin për president të 46-të të Shtetet të Bashkuara të Amerikës.

Përkrah Biden u betua edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila bëri histori si gruaja e parë në këtë pozitë.