Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Osmani ndan dy medalje presidenciale në 13 vjetorin e Pavarësisë

Ushtruesja e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani i ka ndarë dy medalje presidenciale sot në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Medaljet iu ndanl Njësitit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe regjisores Blerta Basholli.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Medalja Presidenciale Ushtarake është ndarë për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. 

Kurse, regjisorja Blerta Basholli është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës.

 Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit  të madh të filmit në SHBA, “Sundance Film Festival”.

Sipas njoftimit, ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim.