Foto: Vjosa Osmani/ Twitter

Osmani: Mirënjohja ndaj NATO-s jeton fuqishëm në gjithë Kosovën

Presidenja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se mirënjohja ndaj Alenacës Veri-Atlantike – NATO jeton fuqishëm, në 22-vjetorin e hyrjes së tyre në Kosovë.

Osmani dhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te labidarti i ushëtarëve të NATO-s në Prishtinë.

“Në këtë ditë, 22 vjet më parë, Kosova më në fund përjetoi lirinë kur hynë forcat e NATO-s. Mirënjohja që ndjenim atëherë jeton fuqishëm në të gjithë Kosovën sot. Përkrah kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamnetarit Glauk Konjufca ne nderuam kontributin e paçmuar të miqve dhe aleatëve tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kosova sot ka shënuar 22-vjetorin hyrjes së trupave të NATO-s, e cila njihet si Dita e Çlirimit.