Osmani: Marrëveshjet e arbitrazhit mund të shpallen të pavlershme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas leximit të letrës së menaxhmetit të Telekomit të Kosovës, drejtuar deputetëve ka folur rreth gjendjes në Telekom.

Ai ka thënë se janë disa baza ligjore mbi të cilat marrëveshjet e arbitrazhit mund të shpallen të pavlershme.

“Një ndër to është nëse një marrëveshje është arritur nëpërmjet korrupsionit”, tha Osmani.

Ai tutje ka rikujtur një fjalim të ish kryeministrit Isa Mustafa të cilin e kishte thënë në ditën kur është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Në atë kohë Mustafa kshte thënë po e citoj: “Kjo qeveri ka trashëguar pasojat e parregullsive në të kaluarën dhe kjo është Z- Mobile. Kontrata me Z- Mobile është lidhur me 16 janar 2009, secili pajtohemi se kjo kontratë është e dëmshme për PTK-në dhe Kosovën, mirëpo nënshkruesit e kontratës do të duhej të ishin përgjigjur për pasojat e dëmit, edhe ju e dini dhe ne e dimë se kjo çështje dueht ti takoj drejtësisë”, dhe në cilësin e kryeminstrit i kishte bërë apel drejtësisë që të hetoj këtë kontratë”.

“Arysja pse po e risjellë këtë fjalim është se në qoftë se një kryeministër flet para kuvendit dhe bërë thirrje për prokurorët që të hetojnë kontratat e dëmshme dhe e shohim se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, pasojat janë këto që po i shohim sot”, u shpreh Osmani.

Ajo ka thënë se për fat të keq debati po tregon se nuk kemi të bëjmë vetëm me keqpërdorime.

“Nuk kemi të bëjmë vetëm me keqpërdorime në fushën e telekomit por është një dëshmi e madhë për një politizim të skajshëm të sistemit të drejtësisë i cili për vite me radhë ka dështuar për hetimin e kontratave të tilla, dëme të cilat nuk do ti sheh vetëm kjo kompani por edhe me mijëra familje të tjera për të cilat flet letra e menaxhmetit”, u shpreh Osmani.

Kuvendi i Kosovës këtë pasdite ka nisur debatin parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, kërkesë kjo e cila ishte parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e kaluar.

Gjatë ditës, Kompania ‘Dardafon.net LLC’, e njohur me emrin tregtar ‘Z-Mobile’ ka folur për herë të parë për bllokimin e xhirollogarive të Telekomit.

Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.

Pas këtij vendimi të Gjykatës kanë pasur reagime të Federatës Sindikale të Pavarur (FSP) të PTK-së, si dhe disa takime me kryeministrin Avdullah Hoti e ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi për të gjetur një zgjidhje.

Deri më tash nuk është gjetur asnjë zgjidhje, ndërsa Telekomi i Kosovës ka lajmëruar i janë bllokuar xhirollogaritë nga ana e përmbaruesit.