Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me senatorët amerikanë Foto: KALLXO.com

Osmani: Marrëdhënia Kosovë – SHBA, ekzistenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA nuk është vetëm e rëndësishme, por ekzistenciale.

Këtë deklaratë ajo e dha pas takimit me dy senatorët amerikanë, që po qëndrojnë në Kosovë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

“Marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA nuk është vetëm e rëndësishme, por ekzistenciale. Të dyja dhomat kongresiale kanë luajtur rol në këtë relacion. Kosova është partneri kryesor i SHBA në rajon, është dëshmuar në bashkëpunimin e përditshëm”- tha presidentja.

Osmani shtoi se Republika e Kosoëvs është e reshtuar me çdo vendim të SHBA-së dhe BE-së, “siç është dëshmuar edhe me sanksione ndaj Rusisë”.

“Në kohë sfidash ka shumë rëndësi se kush qëndron me ty në këto sfida, Kosova nuk ka asnjë dyshim se ku qëndron dhe për çka qëndron”.

Presidentja e vendit shtoi se shpreson që stërvitjet “Europe Defender 2023” do të tregojnë që Kosova ka vendin në Aleancën Veriatlantike – NATO.

“Dje filluam stërvitjen Europe Defender 2023 shpresojmë që ky ushtrim të tregoj që e kemi vendin në NATO Kam kërkuar përkrahje për Kosovën në organizata ndërkombëtare. Përftitues do të ishin qytetarët” tha ajo.

Osmani shtoi se senaorët i ka njoftuar edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Për dialogun i njoftova për një listë të gjatë të shkeljeve nga ana e Serbisë. Ne shpresojmë që zëri i Senatit do të jetë i qartë kundër strukturave ilegale që po terrorizojnë qytetarët në veri. Sa i përket zbatimit të marrëveshjeve, Kosova nuk do t’i ikë detyrimeve të saj, do te zbatojë çdo dëtyrim që dalin nga marrëveshja. Multietniciteti është vlerë e mishëruar në Kushtetutën tonë” – u shpreh ajo.