Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Osmani: Kuvendi i Kosovës ka shumëfish më pak shpenzime në dreka e darka

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kuvendi i Kosovës në këtë mandat i ka reduktuar në masë të madhe shpenzimet.

“Ekziston vetëm një vendim që nga shkurti e deri tani që e kemi miratuar në Kryesi, dhe kemi kërkuar që të fillojnë procedurat tenderuese, dhe  ai është lifti për nevoja të veçanta. Asnjë kërkesë, shpenzim, tender tjetër ne nuk e kemi kërkuar dhe nuk e kemi miratuar”, tha Osmani.

Osmani ka deklaruar se në këtë mandat ka minimun 10-15 fish më pak shpenzime, te veturat.

“Askush nga kabineti im nuk shfrytëzon veturë. Ka shumëfish më pak shpenzime te dreka, darka e mëditje zyrtare, madje zero tek mëditjet. Ajo që quhet aneks i kuvendit, ka qenë tender nga mandati i kaluar. Në çdo mbledhje kam kërkuar që të ulen shpenzimet, të kursehet, qoftë te veturat, qoftë te shpenzimet e tjera”, tha ajo.

Ndërkaq, deputetja Teuta Haxhiu nga AAK-ja tha se shpenzimet në aneks janë të kota.

“Atë që e kam parë dhe kam marrë shqetësime nga punëtorët, por që keqtrajtohen këtë e kam parë vetë. E kam parasysh që kjo është përgjegjësi e kompanisë. Kisha dashtë me bo thirrje të mos ketë investime kudo, por tek ata që kanë nevojë”, tha ajo.

Kurse, Osmani tha se shpenzimet janë të kontraktuara në mandatin e kaluar

“Siç premtova do të kërkojmë në Kryesi në raport me kompaninë që punëtorët ti trajtojnë dinjitetshëm”, theksoi kryeparlamentarja.