Foto: Vjosa Osmani/Facebook

Osmani, Kurti dhe Konjufca vizitojnë pasardhësit e familjes Jashari

Me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familja Jashari në Prekaz të Skenderajt ka pritur shumë vizitorë.

Në mesin e këtyre vizitorëve kanë qenë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Presidentja Osmani ka ndarë një fotografi në profilin e saj në Facebook ku shihet së bashku me pasardhësit e familjes Jashari.

Në mbishkrim të kësaj fotografie ajo tha “Liria triumfoi mbi robërinë! Çlirimtarët triumfuan mbi pushtuesit! E mira triumfoi mbi ligësinë! Jeta triumfoi mbi vdekjen!”.