Osmani: Krenare me ushtarët tanë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani – Sadriu, është ndjerë krenare me angazhimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt. Ajo nëpërmes një statusi bërë publik në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ushtarët e Kosovës po e lartësojnë flamurin shtetëror dhe se për këtë arritje një falënderim i veçantë u ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Falënderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Iowas”, ka shkruar Osmani – Sadriu.

Postimi i plotë i presidentes.

(FOTO) Historike – zbarkimi i parë i FSK-së krah ushtrisë amerikane në Kuvajt