Foto: Presidenca e Kosovës

Osmani ka pretur në takim shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet në veri

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit – EULEX, Lars-Gunnar Wigemark.

Në njoftim thuhet se në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit aktual të Lars-Gunnar Wigemark.

Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të mandatit të tij aktual. Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.