Foto: Zyra e Presidentit

Osmani: Institucionet e ardhshme do të punojnë për vettingun në drejtësi

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës,  Vjosa Osmani, ka deklaruar se procesi i vettingut në drejtësi është ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e ardhshme të vendit.

Këtë deklaratë, Osmani citohet ta ketë thënë në një takim që ka pasur sot me shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

“Në takim znj. Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit  në vend dhe bashkëpunimin  mes institucioneve të vendit dhe EULEX-it.U.d. Presidentja Osmani e njoftoi z. Lars Gunnar Wigemark mbi hapat që institucionet e vendit synojnë t`i ndërmarrin në rritjen e efikasitetit në institucionet e drejtësisë. Ajo, në veçanti përmendi procesin e vetingut së një ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e ardhshme të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Presidencë.

Vettingu në drejtësi është në mesin e premtimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, si parti e cila ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.