Foto: KALLXO.com

Osmani i reagon BE-së: Çështja e urës nuk duhet assesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratës së sotme të Bashkimit Europian, i cili tha se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë.

Osmani tha se çështja e urës nuk duhet assesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë.

Sipas presidentes, një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në Kosovë.

“Vuçiqi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë” – tha Osmani.

“Simboli i normalizimit”: Fati i Urës së Ibrit i varur nga dialogu në Bruksel