Osmani fton Kuvendin e Shqipërisë të bashkohen në miratimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb

U. d. Presidentja e Kosovës si dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të bashkohen në miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb.

Osmani tha se vetëm kur bashkohen zërat do të dëgjohen përtej Kosovës e përtej Shqipërisë.

“I kam bërë thirrje këtij Kuvendi që t’i bashkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb, vetëm kur bashkohen zërat tonë do të dëgjohemi përtej Kosovës e përtej Shqipërisë. Askush në trojet shqiptare nuk duhet ta ketë preokupim se si t’ia shpëtoj fytyrën Serbisë sepse fytyra e Serbisë është dëshmuar me politikën gjenocidale që ka ndjek ndaj nesh”, tha Osmani.

Sipas Osmanit dialogu me Serbinë është ende i pa mbyllur. Sipas Osmanit Serbia duhet të pendohet, të kërkoj falje dhe të dënohet.

“Ne jemi të vendosur të dialogojmë vetëm me njohën e ndërsjellë duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, duke njohur dhe pranuar në pa prekshmërinë e territorit tonë, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Serbia duhet të pendohet të kërkoj falje e të dënohet e jo të shpërblehet. Kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi me zë të lartë këtu e në çdo vend tjetër të botës.

Osmani tha se si përfaqësuese e popullit të Kosovës u janë mirënjohës për jetë.

“Sot kur unë gjendem para jush hapësira kulturore shqiptare po funksionin, lidhjet shpirtërore për shkak të rrënjëve etnike po thellohen dhe komunikimi ynë po na ofron edhe më shumë me njëri tjetrin… Kosova e Shqipëria po ecin krahas njëri tjetrit në procesin e integrimit evropian”, tha Osmani.

Osmani ka thënë se duhet të kujtojnë mundin e sakrificën e brezave të tërë për të ardhur në këtë ditë.

“Përkushtimi për lirinë, gjaku i derdhur i mbi 13 mijë civilëve të vrarë shumica nga ta gra fëmijë e pleq nga të cilët mbi 1 mijë e 600 të pagjetur. Sot e këtu sikur kurdoherë do të kërkoj fort që historia e dhimbshme e Kosovës të mbahet në mend e të rikujtohet sepse duke e rikujtuar atë ne ja njohim vlerën dhe bëhemi më të urtë e më të drejtë në vendimet tona. Pavarësia e Kosovës vërtetë e ka vulos jo vetëm fatin tonë po edhe fatin dhe lirinë e popujve në gjithë Ballkanin. Historinë ne e kemi në krah”, shtoi Osmani.

Osmani si kryetare e Kuvendit të Kosovës, si e para grua në këtë detyrë dhe si presidente në detyrë u ka bërë thirrje të rinjëve të dy vendeve sidomos vajzat dhe gratë t’i ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë se ëndrrat mund të jetësohen.

“Ftoj përfaqësuesit politik ata që sot janë në këtë dhomë dhe janë jashtë saj ta kultivojnë këtë besim qytetar sot ë përzgjedhur të popullit duhet të kujdesen që vullneti i qytetarëve të realizohet që Shqipëria këtu e Kosova aty ku udhëheqim ne të jetë vend i qytetarëve të saj që dallimet në pikëpamje politike kulturore apo të tjera të jenë shtysë për kohezion nacional”, shtoi Osmani.

Edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramioz Ruci, Ju garantoj se Shqipëria o të vazhdoj të mbështes Republikën e Kosovës, institucionet e qytetarët e saj në të gjitha sfidat.

Kuvendi i Kosovës mban 1 minutë heshtje për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë

Osmani kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë të flasë zëshëm për krimet e Serbisë ndaj Kosovës