Osmani flet për iniciativën franko-gjermane, përmend se do të ketë takime

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka komentuar iniciativën franko-gjermane në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo tha se nuk e ka mohuar, përkundrazi sipas saj ka thënë se ekziston një draft.

“Në fakt nuk e kam mohuar, përkundrazi kam thënë që ekziston një propozim franko-gjerman. Do të ketë takime të institucioneve të Kosovës me BE-në dhe me palët gjermane e franceze”- tha ajo.

Sipas Osmanit, sapo të merren të gjitha përgjigjet ato do t`i shpalosin para qytetarëve të Kosovës.

Kosova përballë marrëveshjes dhe propozimit franko-gjerman

 

Osmani e quan ‘fake news’ draftin gjerman për statutin e Asociacionit