Osmani fillon vizitat në komunat e Kosovës, niset për Gjilan

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka filluar sot ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës.

Përmes një video të publikuar pa minuta më parë në Facebook, Osmani ka njoftuar se është rrugës për qytetin e Gjilanit.

Osmani thotë se ka kohë që janë planifikuar vizitat nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

“Është më se e domosdoshme të ulemi me kryetarët e komunave të flasim bashkë me ta për sfidat që ballafaqohen ata, të shohim si mund ti tejkalojmë ato bashkarisht. Kemi filluar me komunën e Gjilanit”, ka thënë ajo.

Presidentja sot gjatë vizitës në Gjilan do të merr pjesë në disa aktivitete.

“Do të vazhdojmë me përurimin e punimeve që janë bërë në një shkollë, në mënyrë që të kenë qasje të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta, përurimi do të behet më UNICEF-in, do të vazhdojmë me vizita në disa OJQ dhe biznese”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se vizitën në Gjilan do ta përmbyll me vizitën tek familja e një dëshmorit me ç’rast edhe do të kryejnë iftarin së bashku.