Osmani falënderon senatorin Menendez për angazhimin e tij për demokracinë në Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar senatorin Bob Menendez për fjalimin e tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani tha se seanca e sotme hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon.

“Një falënderim nga zemra për Senatorin Menendez për lidershipin e tij, angazhimin e palodhur dhe angazhimin e palëkundur ndaj demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon” – ka shkruar e para e vendit në Twitter.

Menendez gjatë fjalimit të tij foli edhe për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke thënë se nuk po sheh presion mbi Beogradin apo mbi udhëheqësin Aleksandar Vuçiq për të cilin “New York Times” publikoi një artikull ku kishte pretendime se ishte i lidhur me botën e krimit në Serbi.