Osmani e Kurti zotohen për ruajtje të raporteve me partnerët ndërkombëtarë

Ndonëse ishte akuzuar për prishje të raporteve me partnerët ndërkombëtarë, kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryeparlamentrja Vjosa Osmani në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim janë zotuar se do ti ruajnë raportet me partnerët ndërkombëtare.

“Ruajtje dhe kultivim të aleancave me partnerët ndërkombëtarë dhe investim në zgjerimin dhe avancimin e aleancave të tashme dhe të ardhshme”, është një nga parimet e marrëveshjes Osmani-Kurti.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi sipas të cilës Vjosa Osmani me iniciativën e saj do të garojnë në një listë të përbashkët.

Mbrëmë Arben Gashi nga LDK në emisionin “Kallxo Pernime” ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur për disa ditë rresht në Kosovë derisa në krye të Qeverisë ishte Albin Kurti.

Sipas tij, qëndrimi i Albin Kurtit solli sanksione të njëpasnjëshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai përmend njohjen nga Xhamajka, fondet, ushtrinë e blerjen e armatimit.

“Në ditët pasuese, prej skandalit të Xhamajkës, Kosovës i janë blloku fondet e mileniumit, 200 milionë dollarë. Pas kësaj, Kosovës i janë bllokuar fondet dhe e drejta për të blerë armatim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ditën tjetër, Ushtrisë së Kosovës i janë bllokuar të gjitha trajnimet në institucionet e NATO-së dhe Ushtrisë amerikane”, deklaroi Arben Gashi.