Foto: Zyra e Presicendcës

Osmani e Kurti takojnë drejtuesit e institucioneve të sigurisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku më Kryeministrin Albin Kurti kanë pritur në takim drejtuesit e institucioneve të sigurisë.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me raportimin e fundvitit si dhe përgatitjen për vitin pasues lidhur me sfidat në fushën e sigurisë.

Pjesë e këtij takimi ishin ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj; komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovesë, gjenerallejtënant Bashkim Jashari; drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti.

Foto: Zyra e Presicendcës