Osmani: E kam vendosur fotografinë e presidentit Rugova për t'u inspiruar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në kabinetin e saj e ka vendosur fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova për t’u inspiruar.

“E kam vendosur fotografinë e presidentit Rugova sepse dua të inspirohem kur të nis ditën në vendin tim të punës”, ka thënë ajo.

Osmani ka mohuar se e ka larguar nga kabineti i saj fotografinë e presidentit Hashim Thaçi.

“Nuk e kam larguar, por vetëm e kam zhvendosur në një vend me se të merituar për presidentin aktual. Unë e njoh mirë legjislacionin dhe nuk ka shkelje kushtetuese sepse nuk përcaktohet aty se në cilin cep të Kuvendit të jetë fotografia, ju do të vini dhe do ta shihni vet”, tha Osmani gjatë një vizite në QKUK.

Vjosa Osmani thotë se nuk e ka larguar fotografinë e Hashim Thaçit