Osmani: Do të shkarkojmë të gjitha bordet me performancë negative

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, tha së në mbledhjen e parë te Qeverisë do të rekomandojë që të shkarkohen të gjitha bordet që kanë performancë negative.

Ajo ka folur lidhur me politizimin e bordeve të agjencive të pavarura

Nëse arrin të qeverisë, Osmani në forumin “Fol hapur” deklaroi së do të zvogëlojë numrin e ministrive.

Sipas saj, shteti funksional ndërlidhet me jetën e qytetarit. Synimet e saj, thotë së janë investime në shëndetësi, arsim dhe jo në “beton dhe asfalt”.

“Për mua një shtet funksional është nëse dita e një qytetari apo viti është i përballueshëm në aspektin e mbrojtës, financiar edhe në aspektin e lëvizjes së lirë dhe në fund të drejtat që ua garantojmë në letër mund t’i mbrojnë përmes organeve të drejtësisë”, tha ajo.

Ajo thotë së duhet të ketë riorganizim të qeverisë në mënyrë që të ketë një program kursimtar.

“Kemi planifikuar që të jenë vetëm 12 ministri, duke riorganizuar që si do të bëhen 3 ministri në një të vetëm, nuk do të mbesin pa punë do të ketë një bashkim por të funksionojnë brenda një ministrie. Në kuadër të asaj të Jashtme do të funksionoj edhe ajo e Diasporës. Gjithashtu edhe në agjenci, ujësjellësi duhet të jetë në kuadër të Ministrisë së Mjedisit”, tha ajo.