Presidentja Vjosa Osmani, 15 janar 2022, Foto: Facebook

Osmani: Dhuna mbi baza gjinore është rritur dy viteve të fundit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se gjatë dy viteve të fundit ka pasur rritje të rasteve të dhunës mbi bazë gjinore në Kosovë.

“Raporti i policisë së Kosovës shpërfaq rritje të dhunës mbi bazë gjinore në vendin tonë. Në vitin 2020 ishin regjistruar 2,069 raste të dhunës ndërsa në vitin që lamë pas 2,456 raste. Kjo rritje duhet ta mbajë zgjuar ndërgjegjen dhe aktivizimin tonë, nga këto raste viktima janë 3,986 vajzat kurse mbi 500 djemtë dhe burrat”, tha Osmani

Në konferencën për përmirësimin e qasjes në banim social dhe nismave për fuqizimin ekonomik për të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore, Osmani tha që duhet të sigurohet edhe qëndrueshmëria financiare për strehimoret.

“Aktualisht në Kosovë ekzistojnë vetëm 8 strehimore të grave të drejtuara nga OJQ, garantimi i qëndrueshmërisë financiare për strehimore mbetet njëri prej probleme më serioze të trashëguara por pa dyshim një problem që do ta trajtojmë me prioritet dhe do ta zgjedhim së shpejti”, tha presidentja.

Sipas Osmanit shteti duhet të veproj konkretisht për ngritjen e protokolleve strikte të rehabilitimit dhe fuqizimit ekonomik të të mbajturave të dhunës mbi baza gjinore.

“Nuk ka mbrojtje më të mirë për të mbijetuarat sesa pavarësia financiare e tyre, këtë objektiv duhet ta kemi synim të përditshëm, kjo jo vetëm që do i ndihmonte gratë dhe vajzat personalisht por edhe shoqërinë tonë”, theksoi ajo.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka miratuar strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, ky veprim u mirëprit edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Objektivat e synuar me Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje