Foto: Zyra e Presidentit

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e KFOR-it në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici, me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontribut në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit gjatë mandatit të tij në krye të këtyre trupave.

Presidenca ka njoftuar se Osmani ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in, duke potencuar se synim strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

Medalja i është ndarë gjeneralmajor Franco Federici, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Foto: Zyra e Presidentit