Osmani: Anëtarësimi në NATO i mundëson Kosovës rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se anëtarësimi o Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Osmani ka zhvilluar takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schëarz ku e konfirmuan se Kosova është gati të jetë pjesë e Partneritetit për Paqe dhe do të punoj ngushtë me aleatët e saj për të përshpejtuar përfshirjen e saj në këtë program të NATO-s.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, ndaj anëtarësimi në këtë program e pastaj edhe në NATO do t’ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale”- tha Osmani.