Arkiv

Kompania 'Rukolli' futet në listën e zezë nga OShP

Organi Shqyrtues i Prokurimit të premten ka marrë vendim që të diskualifikoj kompaninë “R&Rukolli”sh.p.k pas kërkesës së bërë nga Autoriteti Kontaktues- komuna e Skënderajt.

Paneli shqyrtues i prokurimit të përbërë nga Blerim Dina, Nuhi Paqarizi dhe Goran Milenkoviq, kanë dhënë edhe arsyet se përse kompanisë në fjalë i ndalohet pjesëmarrja në aktivitetin e prokurimit deri më datën 9 qershor të vitit 2021.

“I njëjti operator ekonomik lidhur me aktivitetin e prokurimit ‘Asfaltimi i rrugëve në Ibzicë, Rezallë’ , ka paraqitur të dhëna të rreme, duke prezantuar vërtetim nga ATK-ja të falsifikuar, dhe atë për periudhën kohore prej gjashtë muajve (6 muaj), të njëjtit operator ekonomik i ndalohet pjesëmarrja në aktivitetin e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës që nga data 09.12.2020 deri më datën 08.06.2020”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Më datën 11 qershor, komuna e Skënderajt ka bërë kërkesë në OSHP për diskualifikimin e kompanisë R&Rukolli”sh.p.k me adresë në Rezallë të Skënderajt për aktivitetin ‘Asfaltimi i rrugës në Izbicë, Rrezallë’.

KALLXO.com ka kontaktuar pronarin e kompanisë, Rrustem Rukollin, i cili ka qenë i paqashëm, ndërsa për menaxheri i kompanisë Azem Rukolli ka thënë se ‘nuk është fundi i botës ky vendim’.