Foto: Institucioni i Avokatit të Popullit

OSBE vlerëson punën e Avokatit të Popullit në përfundim të mandatit të tij

Institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë të ditur se shefi i misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu organizoi takim lamtumirës për Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari në përfundimin e mandatit të tij.

Sipas njoftimit, ambasadori Braathu i shprehu mirënjohje të Jashari për angazhimin dhe shërbimin e tij si Avokat i Popullit.

Në njoftim tutje thuhet se Braathu i ka dhuruar një certifikatë vlerësimi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Misionin e OSBE-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Shefi i misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu organizoi takim lamtumirës për Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari në…

Publiée par Institucioni i Avokatit të Popullit sur Samedi 12 septembre 2020