
Ilustrim
OSBE përgëzon Kuvendin e Kosovës për miratimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme
Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
Për këtë, OSBE ka përgëzuar Kosovën duke theksuar se është krenare që ka mbështetur komisionin ad hoc për reformën zgjedhore dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
OSBE ka deklaruar se mezi presin të mbështesin edhe zbatimin e këtij Ligji.
“Urime Kuvendit të Kosovës për miratimin e Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme sot me konsensus! OSBE është krenare që ka mbështetur Komisionin Ad Hoc për Reformën Zgjedhore dhe Glauk Konjufcën në finalizimin e këtij procesi. Ne mezi presim të mbështesim zbatimin e ligjit”- thuhet në postimin e OSBE në twitter.
Congrats to the Assembly of #Kosovo on passing new Law on General Elections by a consensus vote today!@OSCEKosovo is proud to have supported Ad Hoc Committee on Election Reform & @KonjufcaGlauk in finalizing this process.
We look forward to supporting the law’s implementation.— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) June 8, 2023
Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë është miratuar në Kuvend brenda ditës në të dy leximet.
Në parim, ky Ligj u miratua sot rreth orës 12:00 në një seancë e cila në rend të ditës kishte vetëm këtë pikë.
Pas shqyrtimit në lexim të parë, komisioni përkatës rekomandoi shmangien e afateve procedurale dhe përmes një mocioni u vendos që deputetët të mbledheshin në ora 16:30 për ta miratuar këtë Ligj.
Me procedurë të përshpejtuar, Kuvendi miraton Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme