OSBE për masakrën e Reçakut: Nuk do të harrojmë kurrë

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, në përvjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se nuk do të harrojnë 45 civilët e vrarë në ditën e 15 janarit 1999.

OSBE përmes një postimi në Twitter thekson se 45 të vrarët do të jenë një kujtim i trishtuar nga e kaluara dhe duhet të sigurohet që ajo të mos përsëritet.

“Në këtë ditë, 24 vjet më parë, 45 civilë – përfshirë fëmijë – u gjetën të vrarë në Reçak. Jetët e tyre janë një kujtesë e trishtuar për ne në fillim të çdo viti dhe të nevojës për të mësuar nga e kaluara dhe për t’u siguruar që ajo të mos përsëritet më kurrë. Nuk do të harrojmë kurrë”- thuhet në postimin e OSBE-së.

Më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë atë kohë, William Walker kishte parë nga afër krimin e kryer mbi civilët shqiptarë dhe kishte dokumentuar që të ndodhi në Reçak.