Foto: AGK

OSBE ndihmon me mjete mbrojtëse gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët në Prishtinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës  ka njoftuar, se ka pranuar donacion, mjete mbrojtëse, xhaketa dhe jelekë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e medieve në Prishtinë.

Sipas njoftimit, në donacionin e siguruar, shpërndarja e të cilit do të fillojë të hënën, bëjnë pjesë 55 xhaketa, 55 jekelë, 50 veshje mbrojtëse, 50 mburoja fytyre, 180 pako maska, si dhe 180 dezinfektues 100ml.

AGK-ja thekson se i posedon listat e kolegëve që punojnë në terren dhe janë pajisur me mjete mbrojtëse nga donacionet e mëparshme.

“Për tërheqjen e pakove të reja, të njëjtit do të njoftohen ditëve në vijim. AGK-ja do ta vazhdojë angazhimin drejtë sigurimit të donacioneve të tjera, në mënyrë që të kolegëve tanë t’u lehtësohet sado pak puna që po e bëjnë përgjatë pandemisë COVID 19”, thuhet në njoftim.