Ilustrim

OSBE Mbanë Konferencën ’Roli i Mediave në Luftimin e Ekstremizmit’

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë një konferencë me temë angazhimin e mediave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, policisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, do të diskutojnë për rëndësinë e marrjes së informacionit të saktë dhe relevant për ekstremizmin dhe radikalizimin e dhunshëm që shpie në terrorizëm (VERLT).

Konferenca do të hapet nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu dhe Lulzim Fushtica, Koordinator Nacional për VERLT.