OSBE dënon incidentet në Zveçan dhe Zubin Potok

Misioni i OSBE-së në Kosova ka dënuar djegien e Qendrës së Regjistrimit Civil në Zveçan dhe vendosjen e mjeteve shpërthyese në Zubin Potok nga disa qytetarë në veri të vendit.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka bërë thirrje për dialog ndërmjet të gjitha palëve.

“Misioni i OSBE -së në Kosovë dënon incidentet sot në Zubin Potok dhe Zveçan. Ne bëjmë thirrje për de-përshkallëzim dhe përmbajtje dhe kërkojmë kthim në dialog në interes të të gjitha komuniteteve”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Policia jep detaje për incidentet në Zubin Potok dhe Zveçan