Orlando: Dialogu të vazhdojë sapo të formohet institucionet

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Orlando ka thënë se është i lumtur që Lajçak ka pasur takime konstruktive në Kosovë, derisa ka bërë thirrje për një rinisje të shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Diplomati italian thotë se një gjë e tillë duhet të ndodh sapo të krijohet qeveria e re.

“Lajçak më njoftoi se ka pasur takime konstruktive në Kosovë. Shikojmë përpara drejt një rinisje të shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sapo të krijohen institucionet e reja”, ka shkruar Orlando.