Organizon aheng dhe gjuan me armë, Policia hap dy raste ndaj të dyshuarit

Një person në Klinë është arrestuar ndërsa ndaj të njëjtit janë iniciuar dy raste, një për gjuajtje me armë dhe një tjetër për organizim të një ahengu familjar duke mos respektuar masat e vendosura nga ana e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Klinë rreth orës 19:30.

I dyshuari kishte gjuajtur tri herë me pistoletë me gaz ndërsa me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar pistoletën dhe tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.