Association of young artists. Foto: Facebook/AYA

Organizohet punëtoria muzikore për fëmijët e nënave vetushqyese  

Shoqata e artistëve të vegjël dhe të rinj, (Association of young artists), me përkrahjen e ‘Democracy for Development D4D’ organizon punëtori (workshope) edukative muzikore për fëmijë të nënave vetushqyese.  

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo shoqatë bën të ditur se punëtoritë do të organizohen në 3 grupe sipas orarit të paracaktuar dhe ndarjes së grupmoshave me mësimdhënës/pedagogë të muzikës. 

“Grupi i parë 6 fëmijë të moshës 4- 6 vjeçare; grupi i dytë 6 fëmijë të moshës 7 – 11 vjeçare; grupi i tretë 6 fëmijë të moshës 12 – 15 vjeçare. Të interesuarit për regjistrime për të ndjekur këto mësime si dhe për më shume informata rreth aktivitetit të projektit luten të kontaktojnë në numrin e tel +383 44180008”, thuhet në njoftimin e shoqatës. 

Ky aktivitet, sipas njoftimit është pjesë e projektit “Adresimi i pasojave të COVID-19 në të drejtat e grave në tregun e punës” Implementuar nga Instituti Demokraci për zhvillim dhe mbështetur nga “The Balkan Trust for Democracy”.