Organizata "Qatar Charity" i dhuron Kosovës 6,500 teste për COVID-19 dhe gjashtë respiratorë

Organizata “Qatar Charity”, e udhëhequr nga  Mahmoud Abbas Shaker, sot i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndëtësisë Publike 6,500 teste RT-PCR për COVID-19 si dhe gjashtë respiratorë.

Kjo ceremonin e nënshkrimit të memorandumit dhe pranimit të këtij donacioni u bë në IKShPK në prani të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadorit të shtetit të Katarit, Ali bin Hamas Al- Marri.

Ministri Zemaj u shpreh falënderues për këtë donacon duke thekësuar se ky është një kontribut i vlefshëm si për diagnostikimin e sëmundjes COVID-19 ashtu edhe për furnizim të kapaciteteve të trajnimit, kështu duke vënë theks të veçantë për respiratorët për të cilët kanë nevojë institucionet e Kosovës, thuhet në njoftimin e MSh.

Ndërsa, ambasadori Ali bin Hamad Al-Marri tha se kjo ndihmë u dedikohet institucioneve dhe popullit të Kosovës në ballafaqimin me pandeminë COVID-19..

Falënderues për këtë donacion u shpreh edhe drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, i cili tha se ky donacion do t’i ndihmojë institucionet në punën e tyre në trajnimin klinik të rasteve të rënda.

Kujtojmë se ditë më parë edhe Ambasada amerikane ka dhuruar donacion pajisje mbrojtëse për Ministrinë ë Shëndetësisë.