Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Organizata 'Pishtarët' ngrit dyshime për prodhim të kundërligjshëm të rrymës nga një hidrocentral në Deçan

Organizata ‘Pishtarët’ ka ngritur dyshime se një hidrocentral në Deçan është duke prodhuar rrymë përkundër se Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim për pezullimin e punës së dy hidrocentraleve që operojnë në Lumëbardhin e Deçanit.

‘Pishtarët’ përmes një e-maili kanë kërkuar nga Ministria dhe ZRrE të dinë nëse këto dy institucione kanë kërkuar ndërprerjen e prodhimit të energjisë pas vendimit të Gjykatës për pezullim.

Gjykata e Prishtinës ka vendosur ta shtyjë ekzekutimin e lejeve dhe licencave për prodhim të energjisë që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë, i kanë dhënë kompanisë private ‘Kelkos Energy’ për dy hidrocentrale.

Sot me datën 10.12.2020 ne ora 11:35AM hidrocentrali Belaja duket se po prodhon energji përkundër vendimit te Gjykatës Themelore qe te shtyhet ekzekutimi i Lejeve dhe Licencave te lëshuara nga ju. Ju lutem na lajmëroni se a ka kërkuar Ministria dhe Zyra e Rregullatorit ndërprerjen e operimit nga KelKos pas vendimit te Gjykatës Themelore. Si organe kompetente qe keni përgjegjësi që KelKos te mos operojë kundërligjshëm, edhe me keq, kundër vendimeve të Gjykatës Themelore, ju lutem të hetoni dhe të siguroni 100% se KelKos nuk po e shkel vendimin e Gjykatës as sot dhe asnjëherë tjetër. Presim nga inspektorati i Ministrisë dhe ZRrE qe te ndërhyrje sa me pare dhe te ofroje informata për publikun”, thuhet në e-mail-in e ‘Pishtarëve’.

Pafuqia e shtetit ndaj degradimit mjedisor

Fotografi e OJQ ‘Pishtaret’

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.