Organizata nga Kosova e Serbia me deklaratë të përbashkët: Ndërsa ngrihen barrikada të reja, aq dhe valixhe të reja mbushen

Pas një tubimi në Graçanicë, një grup prej 35 organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia e kanë miratuar një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për zëra të rinj konstruktivë

Në deklaratë bëhet thirrje që të shikohet nga e ardhmja, duke mbajtur një sy të mprehtë në të kaluarën, zëra që kërkojnë partneritete dhe koalicione përtej vijave të kuqe që supozohet t’i definojë ato dhe zëra që ngrihen publikisht kundër retorikës përçarëse dhe poshtëruese.

“Cikli i vazhdueshëm i përshkallëzimit dhe de-eskalimit në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë paraqet dështim të imagjinatës politike. Energjia që shpenzohet në përballje me krizën e fundit shpërqendron nga tërësia e çështjeve urgjente që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve në Serbi dhe Kosovë” – thuhet në këtë deklaratë.

Sipas njoftimit, trendi tashmë ekzistues është që njerëzit veç se po largohen nga Serbia dhe Kosova, veçanërisht të rinjtë.

“Ndërsa ngrihen barrikada të reja, aq dhe valixhe të reja mbushen. Shumë pak prej tyre ka të gjasë të kthehen. E ardhmja e vendeve tona do të jetohet diku tjetër” – thuhet në njoftim.

“Shumë grupe që konsiderohen jashtë spektrit të dialogut Beograd-Prishtinë janë në themel të injoruar. Komuniteti rom, nëse marrim njërin, e sheh veten të margjinalizuar si në Serbi ashtu edhe në Kosovë” – thuhet tutje.

Sipas këtyre organizatave, me perspektivën e dhunshme që është më e theksuar se sa ka qenë për një dekadë, është koha tani që të dëgjohen zëra të rinj.

“Ne, të nënshkruarit, marrim përsipër të mbajmë kanale komunikimi që zvogëlojnë mundësitë për keqkuptim dhe dezinformim. Shumë shpesh ne kemi folur pa e kuptuar njëri-tjetrin, duke këmbëngulur në rëndësinë e një pike, ndërkohë duke e nënvlerësuar apo injoruar plotësisht ekzistencën e një tjetre” – thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se vetëm duke ndarë perspektivat dhe perceptimet nga komunitetet përkatëse mund të fillojmë të ecin drejt një rruge të përbashkët për të ardhmen.

“Kauza e paqes nuk kërkon vetëm fjalë për këtë qëllim, por imazhe e marrëdhënie që mishërojnë të qenit bashkë. Qëndrojmë kundërshtues ndaj të gjitha projeksioneve të panevojshme të forcës dhe të gjithë narrativave të urrejtjes e përçarjes” – theksohet në njoftim.

E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë sipas kësaj deklarate janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me njëra-tjetrën dhe një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve është hap i parë jetik në ndërtimin e një të nesërme më të mirë.

Nënshkruesit:

1.         AKTIV

2.         Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)

3.         The Balkan Forum

4.         Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)

5.         Community Building Mitrovica (CBM)

6.         Center for Peace and Tolerance (CPT)

7.         Civic Initiatives, Serbi

8.         Centre for Interdisciplinary Studies of the Balkans, Beograd

9.         European Fund for the Balkans

10.       Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)

11.       Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)

12.       Gorazdevac Media Group

13.       Institute for Territorial Economic Development – InTER

14.       Jelena Loncar, Akademike nga Universiteti i Beogradit

15.       Local Peace, Leposaviq

16.       Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)

17.       Milan Antonijević, Avokat, Serbi

18.       New Perspektiva

19.       New Social Initiative (NSI)

20.       NGO Integra

21.       NGO Be Active 16, Preshevë

22.       NGO Livrit, Preshevë

23.       Peer Educators Network (PEN)

24.       Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc

25.       Radio Peja

26.       Radio Astra, Prizren

27.       RTV KIM

28.       TV Prizreni, Prizren

29.       Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo (VoRAE)

30.       Youth Initiative for Human Rights – Kosovë

31.       Youth Initiative for Human Rights – Serbi

32.       Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc

33.       Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës

34.       Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina

35.       Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)