Organizata 'Europa Nostra' i kthen përgjigje Kurtit e Osmanit për Manasatirin e Deçanit

Organizata “Europa Nostra” i ka kthyer përgjigje Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti pasi që ata përmes një letrë i kishin renditur  argumentet e tyre se pse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar reagimin e  organizatës ku thuhet se i kanë shqyrtuar me kujdes oikëpamjet e krerëve të shtetit sa i përket Manastirit i cili është pjesë e Listës së Monumenteve Botërore në Rrezik dhe i cili ka hyrë në listën tonë të ngushtë të 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë për vitin 2021.

“ Ju lutemi të keni parasysh se lista jonë e sivjetme e 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë do të bëhet publike më 8 prill 2021. Dëshirojmë të kujtojmë se duke bërë publike një listë të tillë vit pas viti, Europa Nostra dhe partneri ynë, Instituti i Bankës së Investimeve Europiane, angazhohemi të veprojmë si katalizatorë për ndryshim pozitiv dhe dialog të kthyer nga e ardhmja i cili është i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar të Europës” thuhet në letrën e organizatës.

Ata kanë thënë se e vlerësojnë angazhimin e fuqishëm për të mbrojtur përparimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në Kosovë, që është pjesë e trashëgimisë së përbashkët kulturore e Europës dhe Botës. 

“Europa Nostra” i ka sugjeruar Osmanit dhe Kurtit të mbajnë së bashku një video konferencë virtuale në javët në vijim.

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, ende pa marrë detyrat e tyre kushtetuese siç i kanë tash, i kishin shkruar Organizatës “Europa Nostra” në lidhe me Manastirin e Deçanit.

Osmani e Kurti përmes një letre të gjatë kanë shpalosur argumentet e tyre se pse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”.

Kjo letër ishte dërguar me 18 mars, disa ditë para se Albin Kurti të votohej për kryeministër dhe disa jave para se Osmani të votohej për presidente.

Kurti e Osmani i shkruajnë Organizatës ‘Europa Nostra’ – Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar