Avni Arifi | Foto: RTV 21

Organizata arabe zotohet se do të financojë ndërtimin e një qendre për kancerin e gjirit në Prishtinë

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi ka marrur zotimin nga Sekretari i Përgjithshëm i Fondacionit të Grave Arabe për ndërtimin e një qendre të diagnostifikimit të hershëm të kancerit në gji dhe qendër për avancimin dhe mirëqenien e shëndetit të gruas së Kosovës.

Arifi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë një vizite në Dubai, është njoftuar se Kosova do të jetë përfituese e donacionit prej 1,000,000 dollarësh nga kjo organizatë.

Sipas tij, objekti do të ndërtohet në Prishtinë dhe punimet do të fillojnë po sa  të ofrohet lokacioni i nevojshëm me hapēsire prej 2500 m2 nga autoritetet në Prishtinë.