ORCA: Universitetet publike janë pak transparente ndaj publikut

4 prej 7 universiteteve publike në Kosovë kanë pësuar rënie të transparencës formale apo publikimit të dokumenteve dhe informacioneve të nevojshme për publikun.

Kjo është një nga gjetjet e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim(ORCA) nga të dhënat e 27 dokumenteve dhe informacioneve të cilat janë publikuar ose do të duhej të publikoheshin nga ana e shtatë universiteteve publike, të cilat përbëjnë informacionin më bazik rreth funksionimit të tyre.

“Këtë matje ORCA e ka bërë 5 herë brenda 3 viteve të fundit, dhe megjithëse ka pasur përmirësime në matjet e kaluara, këtë vit janë vetëm dy universitete që janë përmirësuar, ndërsa tjerat janë më pak transparente se në matjet e kaluara. Kjo është për shkak të neglizhencës dhe mosinteresimit të universiteteve, por gjithashtu edhe për shkak të ndërrimit të vazhdueshëm të ueb faqeve të tyre”, thuhet më tej.

Sipas ORCA-së, Universiteti i Prishtinës ka qenë i vetmi universitet matjen e kaluar që ka pasur të gjitha dokumentet e publikuara, ndërsa tash ka vetëm 25 nga 27.

Dhe universiteti më jo transparent vazhdon të jetë Universiteti i Ferizajit, me vetëm 15 dokumente të publikuara.

“Gjithmonë ka qenë shqetësuese mungesa e dokumenteve të publikuara, por fakti që janë përmirësuar në të kaluarën, dhe tash ka rënie të transparencës, bën të qartë faktin që universitetet janë qëllimisht jo-transparente ndaj publikut”, thuhet në fund.

Linku i raportit: http://orca-ks.org/ëp-content/uploads/2021/10/Mosinformimi-i-Publikut-3.pdf