Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Orari dhe vendet e vaksinimit kundër COVID-19 për personat mbi 65-vjeçarë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në ditët e ardhshme do të vaksinohen personat mbi moshën 65-vjeçare.

Vaksinimi do të bëhet të mërkurën më 12 maj në palestrën “1 Tetori”, në Prishtinë, për banorët e komunave nga Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani

Ndërsa të premten, më 14 maj, dhe të shtunën, më 15 maj, vaksinimi do të bëhet në palestrën “1 Tetori”, në Prishtinë dhe në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në të gjitha komunat.

Vaksinimi në këto ditë do të bëhet nga ora 8:00 deri në 19:30.

Orari i vaksinimit për datat 12, 14 dhe 15 maj 2020. Foto: Ministria e Shëndetësisë