Ora policore - Prishtina ‘blindohet’ nga Policia - VIDEO

Vendimin e Qeverisë për orë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe veturave po e asiston Policia e Kosovës.

Ekipi i KALLXO.com ka vizituar disa lagje të Prishtinës ku njësitë e Policisë së Kosovës ka qenë të vendosur në rrugë.

Policia janë parë në hyrjen nga Podujeva për në Prishtinë, tek xhamia e Llapit, në lagjen Lakrishte, tek Banka Qendrore e Kosovës, tek posta qendrore e Kosovës, tek vendi i njohur si “rrethi me flamur” e në vende të tjera nëpër kryeqytet.

Policia e Kosovës është duke mbikëqyrur kufizimin e veturave dhe njerëzve. Ata që qarkullojnë pa leje speciale apo pa nevoja urgjente do të gjobiten prej Policisë së Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit rrugët janë të bllokuar për qytetarët dhe automjetet.

Ky vendim i Qeverisë është marrë si masë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes ngjitëse virusit COVID-19.