Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Ora policore - Policia i nxjerrë në rrugë edhe hetuesit policorë

Situata me të cilën Kosova por edhe e gjithë bota përballë coronavirusit ka nxitur udhëheqësit e Policisë që t’i shfrytëzojnë të gjitha resurset njerëzore që ka për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje.

KALLXO.com merr vesh se Policia e Kosovës ka nxjerrë një vendim që t’i nxjerrë në rrugë për patrullim edhe pjesëtarët e saj hetues të cilët punojnë me rroba civile.

Vendimi i Policisë së Kosovës, tani do t’i obligoj këta policë që ta veshin uniformën policore dhe të dalin në patrullim.

Përveç hetuesve të Policisë, ky vendim do t’i përfshijë edhe policët nga drejtoria e anti-drogës, hetimeve të armëve dhe të gjitha njësive të reja që të bëjnë patrullë gjatë orës policore.

Sipas vendimi të qeverisë, nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit lëvizjet janë të kufizuara. Gjatë kësaj ore duhet të jeni të pajisur me leje speciale për të lëvizur ose në rast të ndonjë urgjence.

Ora policore – Prishtina ‘blindohet’ nga Policia – VIDEO