Opozita nuk merr pjesë në votimin e bordit të ZRrE-së

PDK, LDK dhe AAK e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë pikës për zgjedhjen e kryesuesit dhe dy anëtarëve të ZRrE-së.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka konsideruar të paligjshëm procesin e votimit të Bordit të ZRrE-së.

Ai tha që Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në këtë proces.

“Sot po i nënshtrohemi një procesi tërësisht të paligjshëm administrativisht dhe juridikisht. Po i nënshtrohemi  edhe një presioni të shumicës së votave parlamentare duke shkelur çdo procedurë dhe etikë dhe parim” tha Ferat Shala.

Glauk Konjufca ka njoftuar se Kuvendi do t’i zgjedhë me votim të fshehtë kryesuesin dhe dy anëtaret e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Kandidatët e propozuar për kryesues Janë: Ymer Fejzullahu dhe Vehbi Sofiu.

Ndërsa kandidatët e propozuar për dy anëtarë janë Astrit Saraqini, Gani Buqaj, Arjeta Pajaziti Qerimi dhe Lutfije Dervishi.

Sipas ministres Artane Rizvanolli deputetet e tjerë e kanë lënë sallën.

Ajo tha se në këtë numri i kandidatëve ka qenë tri herë më i madh se vitin e kaluar.

“Në konkursin të cilën e kemi shpallur në prill të këtij viti kemi pasur tri herë më shumë kandidat se vitin e kaluar. Kemi pasur një proces me integritet të plotë dhe transparencë të plotë i cili është mbikëqyrur nga BIRN”, tha ajo.