Asambleja Komunale, Prizren FOTO-KALLXO.com

Opozita në Prizren largohet nga mbledhja për votimin e buxhetit

Mbledhjen më të rëndësishme të vitit 2019, ku parashihej votimi për buxhetin e vitit 2020 e kanë braktisur opozitarët e Prizrenit.

Menjëherë në fillim të mbledhjes kur asamblistët por bëheshin gati për të votuar pikat e rendit të ditës, sallën e braktisën asamblistët e PDK-së dhe ata të AAK-së.

Fillimisht Simir Krasniqi shef i grupit të kuvendarëve të PDK-së tha se pika e 5 ku parashihet Votimi për Buxhetin 50 Milionësh të vitit 2020 të shtyhet, sepse nuk janë marrë parasysh kërkesat e kuvendarëve të PDK-së për investime kapitale. I njëjti tha se PDk-ja si grup parlamentar nuk do jetë bllokues por nuk do ta voton buxhetin pa përfshirë këto kërkesat të grupit parlamentar të PDK-së.

Për më tepër PDK ka ftuar për konferencë për shtyp në ora 13:00 në zyret e tyre për të paraqitur sipas tyre shkeljet ligjore të Kryetarit Mytaher Haskuka.

Kuvendarëve të PDK-së iu bashkëngjitën edhe ata të AAK-së largimin e të cilëve e paralajmëroi asamblisti Ilir Baldedaj.

Pas kësaj kryesuesi i Kuvendit Artan Abrashi thirri për pauzë 15 minutëshe, që të shikohet se a kushte për vazhdimin e mbledhjes.

Pjesë e kësaj mbledhje nuk janë kuvendarët e Nismas, të cilët kohë më parë janë larguar nga koalicioni me LVV-në.

Shkarkimi i drejtorit, NISMA del nga koalicioni me Haskukën