Opozita në Ferizaj fajëson pushtetin për dobësitë e evdientuara nga Auditori

Në debatin për gjetjet dhe rekomandimet e Aditorit të Përgjithshëm për Komunën e Ferizajt, organizuar nga BIRN-i, opozita e kuvendit komunal ka shprehur pakënaqësitë me qeverisjen lokale, me kryetar Agim Aliu të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Burim Karameta asamblist nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se qeverisja aktuale duhet të trajtojë ndërtimin e çerdheve dhe pagat për mësimdhënësit.

“Nuk janë ndërtuar çerdhet në Ferizaj, duhet të trajtohet nga qeverisja aktuale. Pikë tjetër është mospërfshirja në listën e pagave të mese 38 mësimdhënësve. Kjo qeveri ka rritur nurim e klasave pa planifikuar si duhet”, tha ai.

Karameta ka folur edhe për punësimin e personave me kontrata mbi vepër në Komunën e Ferizajt.

“A është marrë nga këta të punësuar ndonjë raport për punën se çfarë shërbime intelektuale i kanë ofruar kryetarit të komunës dhe ekzekutitvit pas pagave që kanë marr dhe kontratave për gjashtë muaj”, tha asamblisti.

Përfaqësuesit e LDK-së në Kuvendin Komunal të Ferizajt e kanë kritikuar edhe ndarjen e mjeteve financiare nga komuna për mirëmbajtje të llogarisë në rrjetin social Facebook.

Në anën tjetër, drejtoresha e Financave në Komunën e Ferizajt, Sebahate Sadiku ka akuzuar opozitën se sa kanë qenë në qeverisje nuk i kanë funksionalizuar çerdhet në Ferizaj.

“Ata që e kanë bërë prishjen e çerdheve që ka qen 1 kat dhe e kanë bërë 2 kat për fëmijët e vegjël, është bërë pikërisht nga këta që po flasin tani. I kanë ndërtuar dy objekte, por që asnjëherë nuk i kanë funksionalizuar ato çerdhe”, tha ajo.

Sadiku shtoi se asnjë pagesë nuk është bërë nga ana e komunës nga një kategori në tjetrën.

Në anën tjetër, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati ka kërkuar bashkëpunim nga opozita për t’i adresuar defektet nga gjetjet e Audorit të Përgjithshëm.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka qenë i ftuar të marr pjesë në debat, por i njëjti e ka autorizuar nënkryetarin Naim Ferati si panelist.

Ndërkaq, Ferati gjatë debatit ka thënë se i pari i komunës nuk ka mundur të jetë prezent për shkak të një vizite jashtë vendit.

Komuna e Ferizajt është ndër institucionet që në 2018 ka marrë më së shumti rekomandime nga Auditori për të adresuar lëshimet e shkeljet në këtë komunë.

Debat për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit në Komunën e Ferizajt

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 22 octobre 2019

Komuna e Ferizajt me shkelje të shumta nëpër tenderë

.