Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Opozita ia ndërpret fjalën zv/kryeministrit Bislimi

Gjatë mbajtjes së seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, partitë opozitare kanë ia kanë ndërprerë fjalën zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit.

Rrahja e tavolinës ka qenë mënyra që opozita ka zgjedhur që të “revoltoj” fjalimin e Bislmit.

Ky veprim ka ardhur pasi ky i fundit ka akuzuar deputetët se po manipulojnë me shifrat e çmimit të rrymës.

“U mbytëm duke iu thanë po rreni, edhe prapë po dilni po rreni. Nuk është në rregull qekjo”, është shprehur Bislimi në foltoren e Kuvendit.

Pas këtij veprimi kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë thirrje që qeveria dhe deputetët të respektopjnë njëri tjetrin.

“Është e vërtetë se fjala gënjeshtër është përdorur shpesh në këtë sallë, nuk është shprehja më e mirë, nuk ia kisha propozu askujt me përdorë”, tha ai.

 

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatet e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë, pra nuk do të ketë shtrenjtim.

Janë afër 200 mijë familje që gjatë sezonit të dimrit preken nga rritja e çmimit të rrymës, pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet.

Sipas të dhënave të KEDS-it, konsumin prej 600 kWh e tejkalojnë 31% apo 195,300 konsumatorë të amvisërisë gjatë sezonës së dimrit. Ndërsa, 21% të konsumatorëve gjatë sezonës së verës.